Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Zbardhet axhenda e mbledhjes së qeverisë në Vlorë: ja çdo të bëjë Rama dhe ministrat…

Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Vlorë, duke zbatuar kështu vendimin e marrë se 1 herë në muaj takimet do të zhvilloheshin në qytete të ndryshme të vendit.

Për 2 ditë qeveria “Rama2” do të jetë në zona të ndryshme të qarkut të Vlorës, ku ndër të tjera do të ketë edhe diskutime mbi buxhetin e vitit 2018.

Ndërkohë, mbledhja e ardhshme e qeverisë (nëntor) do të mbahet në qytetin e Korçës në datat 27-28 Nëntor. Në fakt kjo do të jetë një mbledhje e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të paktën kështu është deklaruar publikisht.

Axhenda e mbledhjes në Vlorë

Axhenda e mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun Vlorë, 13-14 Tetor 217

13 Tetor

10:30 Nisja për në Vlorë

11:30 Inspektim i investimeve për rehabilitimin e skemës së Ujitjes Dega e Krutjes (në dalje të Lushnjes, Klubi i Shoferit)

13:00 Drekë me ministrat në Vilën Qeveritare Vlorë

16:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave (Pallati i Kulturës)

16:30 Njoftim në media i vendimeve të qeverisë nga Zv.kryeministrja, Senida Mesi (Pallati i Kulturës)

18:00 Konsultimi Publik për Buxhetin 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes për draft buxhetin 2018 (holli i Universitetit Ismail Qemali).

20:00 Darkë – Çdo ministër një tryezë me 10 të ftuar të dalluar nga sektori i tij. Kryeministri me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave, prefektin

14 Tetor

8:00 Çdo ministër mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve të varësisë në qark

9:00 Mbledhje e kryeministrit dhe ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës qendrore në qark. (pallati i Kulturës)

10:30 Dëgjesë me Prindërit për “Planet e bashkëhartuara me prindërit në shkolla”

12:00 Çdo anëtar i qeverisë niset në fshatra të ndryshëm për takime në sektorët përkatës dhe kafe/dreke me banorë të fshatit .

Kryeministri vizitë në Kaninë dhe drekë me një familje në fshatin e Kaninës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – Kaninë.

Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Novoselë, ferma

Ministrja e Kulturës – Orikum, Parku.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë –Vlorë, Zyra e Punës

Ministri i Mbrojtjes –Bunavi, Bestrove e vogel baza

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme – Vlorë, studentët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Fshati Poro

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – ASDF

Ministri i Brendshëm – Vlorë

Ministrja e Drejtësisë – IEVK, Vlorë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit – Tragjas, sheshi qendror

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Novoselë

15:30 Inspektim i punimeve në nënstacionin e Orikumit

16:00 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Orikumit

17:00 Takim i qeverisë dhe pushtetit vendor në Qark, kryetarët e bashkive, administratorët dhe deputetët socialistë

18:30 Kthimi në Tiranë