Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Ruçi emëron Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit, juristin e PS në KQZ…

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka nisur konstituimin e pozicioneve kyçe në administratën e Parlamentit. Ai ka emëruar Genc Gjonçaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit.

Gjonçaj zëvendëson në këtë detyrë Albana Shtyllën e cila u zgjodh në organet e Vetingut.

Gjithashtu ai ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa më herët ka pasur edhe detyrë si jurist i Partisë Socialiste pranë KQZ-së.