Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Rama: Kuvendi si mejhane të dehurish ka marrë fund më 25 qershor… (video)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend, ndërsa e krahasoi atë të ngjashme me atë para zgjedhjeve kur opozita hyri në çadër. “25 qershori shkërmoqi çadrën e opozitës, e cila duket se ka zhvendosur çadrën në Kuvend. Por ka marrë fund koha kur opozita fliste në Parlament sa herë që dëshironte duke thyer rregullat, duke e kthyer Kuvendin në një mejhane”, tha Rama.

I pyetur nëse e ka ofenduar Sali Berishën nëpër dhëmbë gjatë seancës, sikundër pretendon opozita, Rama tha se duhet të merremi me anën serioze të gjërave.

“Të merremi me anën serioze të çështjes, jemi në një pozitë të vështirë, nuk po ja dalim dot që opozita të bindet që Parlamenti të shndërrohet në një vend ku debatohet, ku jepen alternativa. Kuvendi si një klub të dehurish, siç ka qenë, ka vdekur në 25 qershor. Sot Kuvendi funksionon në bazë të rregullave të shkruar bashkarisht”, tha Rama. Sipas tij, kjo situatë ndodh pasi opozita nuk ka alternativë, nuk ka as kokë.