Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen, arrestohet 19-vjeçari

Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Freskut, ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.

Sipas një informacioni zyrtar, rreth  ora 13:00, policia është njoftuar se në  rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi B. K, 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.