Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Katastrofa në Kaliforni: dhjetra të vdekur dhe qindra të zhdukur nga zjarret

Ekipe të shumta të zjarrfikësve me qindra makina, po përpiqen të ndalin zjarret në Kaliforni (SHBA), nga të cilat kanë vdekur të paktën 23 vetë, ndërsa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ndërkohë, mijëra banorë raportohen se kanë mbetur pa shtëpi.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone.

Zjarret shpërthyen më 8 tetor, ndërsa shkaku i përhapjes së tyre ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Sipas Departamentit për Mbrojtjen nga zjarri në Kaliforni, përçuesit elektrikë të rrëzuar nga erërat e forta ndoshta i kanë shkaktuar zjarret.

“Ky është zhvillim serioz, kritik dhe katastrofal”, tha mbrëmë shefi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Ken Pimlott.