Published On: Thu, Oct 12th, 2017

​Skema e TVSH për bizneset e vogla, LSI: Rama do tërhiqet, po e kupton se ç´po bën

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me vendosjen e TVSH për bizneset e vogla. Ai ka akuzuar mazhorancën se nuk është konsultuar me askënd për këtë vendim, madje sipas tij nuk ka pyetur shumë as për këshillat që i ka dhënë kësaj qeverie Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Spahiu shkruan se mazhoranca do të tërhiqet shumë shpejt nga ky vendim, pasi nuk është marrë as mendimi i qytetarëve.

Pakica votoi në shumicë pa ditur çdo bëhej me të, pa program….!

Këtë punën e TVSH për biznesin e vogël nuk e diskutoi “me popullim” pasi dihej përgjigja, çdo popull nuk i ka shumë qejf Taksat…!

Ta diskutojë me këshilltarë ekonomik, nuk ka…! E hodhi në diskutim publik….! Besoj fort që do tërhiqet pasi po e kupton se ç’po bën…!

P.S. Sa për këshillat e FMN nuk pyet shumë, kredinë e mori”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.