Published On: Wed, Oct 11th, 2017

Zbulohet projekti i stadiumit të ri, ja ku do të ndërtohet (foto)

Një tjetër stadium modern pritet t´I shtohet atyre aktualë. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Kukës, ndërsa deri tani janë ndërtuar arenat e Elbasanit dhe Shkodrës, ndërsa është në proçes arena kombëtare e Tiranës.

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje dhe rikonstruktimi të plotë. Projekti i stadiumit është zbuluar nga vetë klubi i Kukësit, ku jepen dhe detajet për rinovimin e stadiumit të vjetër.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh, do të jetë i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozerisë si dhe do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.

Stadiumi gjithashtu pritet të ketë në përbërje dhe një qendër multifunksionale, qoftë për lojtarët por edhe për tifozerinë.

“Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit është një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve. Skuadra kampione e Shqipërisë e meriton një investim të tillë edhe për shkak të historisë që ka bërë këto vitet në futbollin shqiptar. Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe vëllezërve tanë nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin  e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të klubit.