Published On: Wed, Oct 11th, 2017

Kontaminimi nga rrezatimi radioaktiv, ja vendet e prekura dhe dyshimet e shkëncëtarëve…

Shtete në Europës Qendrore dhe Perëndimore rezultojnë të jenë kontaminuar me radioaktivitet në norma më të larta se normalet.

Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimi në Gjermmani ka konkluduar se përveç këtij vendi, fenomeni është vërejtur edhe në Itali, Zvicër, Francë dhe Austri. Shekncëtarët duken të habitur me copëzat e rrezatimeve, ndërsa përjashtohet mundësia e një aksidenti në ndonjë central bërthamor.

“Analizat e reja mbi burimin e substancës radioaktive ruthenium-106 sugjerojnë një çlirim në Evropën Lindore, në një distancë prej më shumë se 620 milje nga Gjermania.

Analizat e reja të burimit të materialit radioaktiv kanë të ngjarë të tregojnë një lëshim në Uralin jugor.

Por rajone të tjera në Rusinë Jugore nuk mund të përjashtohen”, thuhet në një raport të zyrës.