Published On: Tue, Oct 10th, 2017

Mark Crawford: ja tre sektorët ku duan të investojnë amerikanët në Shqipëri (video)

Turizmi, energjia dhe financat janë tre sektorët ku duan të investojnë amerikanët në Shqipëri. Kjo u bë e ditur nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford.

Edhe pse deri tani kemi përfshirje të këtij kapitali në Shqipëri, përsëri problemet nuk janë të pakta.

Crawford ka thënë për Scan se për shkak të problemeve në energji, ku investitorët amerikanë janë përfshirë pak ose aspak në 15 vitet e fundit, ndërkohë që ka vlerësuar maksimalisht sektorin financiar për thithjen e investimeve amerikane.

Me ristrukturimin e administratës qeveritare si dhe me buxhetin e ri për vitin 2018, sipas Crawford Dhoma Amerikane pret rregullim dhe përmirësim të ambientit të të bërit biznes në Shqipëri.