Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Stambolli është vizituar nga 8 milionë turistë, ja kush kryeson listën…

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Stambolli është rritur me 30% duke sjellë përfitime të larta për vendin.

Rritja e numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator.

Sipas deklaratës të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë 9 muajve të fundit, Stambolli është vizituar nga 8 milionë turistë të huaj.

Në muajin shtator, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 30% duke arritur në 1 milionë e 45 mijë e 896.

Numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj gjatë 9 muajve të parë vitit, të krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 13%.

E parë nga ana e nënshtetësisë së vizitorëve, Gjermania është e para me 736 mijë e 444 turistë, Irani i dyti me 636 mijë e 815 turistë dhe në vend të tretë vjen Arabia Saudite me 470 mijë e 557 mijë turistë.