Published On: Sat, Oct 7th, 2017

Divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet në breza

Sipas disa hulumtuesve, divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet.

Është fakti  njohur mirë se fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë më të prirë të shkurorëzohen sesa fëmijët e prindërve të cilët kanë qëndruar bashkë deri në vdekje.

Kjo është supozuar se mund të ketë ndodhur si pasojë e shumë faktorëve, e jo se është trashëguese ose diçka e tillë.

Por, një studim i fundit ka zbuluar se nuk ekziston një lidhje e tillë mes fëmijëve të adoptuar, që do të thotë se ekziston një mundësi e madhe se divorci mund të jetë gjenetik.

Shanset e divorcit te fëmijët e adoptuar të cilëve u ishin ndarë prindërit adoptues, kishin qenë më të vogla sesa të fëmijëve të cilëve u ishin ndarë prindërit biologjikë.

Ky studim është vlerësuar si zbulim mjaft i rëndësishëm sa i përket çështjes së divorcit.