Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Kërkesa e çuditshme e turistëve polakë ndaj qeverisë Rama: ju lutem, kamarierët në Shqipëri…

Një operator turistik polak rezulton të sjellë numrin më të lartë të turistëve në Shqipëri. Nga maji në shtator ata kanë prenotuar në 11 hotele në zonën e Golemit, ndërsa në Shqipëri kanë shpenzuar 13 milionë euro.

Por, duket se turistët e ardhur nga Polonia kanë një kërkesë drejtuar qeverisë, të cilën ia kanë shprehur ministrit Blendi Klosi.

Kërkesa disi e çuditshme nuk ka të bëjë me kushtet e akomodimit, as me ndodnjë problem që lidhet drejjtpërsëdrejti me qeverinë, as me pastërtinë e plazheve, as me ushqimin. Thjesht turistët kërkojnë që kamarierët të buzëqeshin.

“Vetëm një kërkesë kemi, kamarierët shqiptarë të buzëqeshin”. Kjo u bë e ditur nga vetë ministri Klosi, i cili është gjendur keq përballë asaj që i kanë thënë turistët.

“Mendojeni që kjo kompani turistike është nga më aktive në vendin tonë dhe që vetëm gjatë vitit 2017 konsumoi në Shqipëri 13 milionë Euro. Sipas të dhënave pritet që në ardhmen të shtojë edhe më ndjeshëm numrin e turistëve nga Polonia.

Prisja të më paraqiste kërkesa që lidheshin me ato probleme që ne i hasim më shpesh si komoditeti, papastërtia, mungesa e guidave e të tjera si këto. Por jo vetëm nuk i zunë në gojë këto, por më kërkuan një gjë që vërtetë ka shumë kuptim dhe që lidhet me cilësinë e shërbimit në lokale e hotele.

Më thanë se kamerierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqipërisë”, tregoi Klosi.

Mesa duket qeverisë “Rama2” në raport me turizmin i mbetet që të ketë si prioritet trajnimet e stafeve që shërbejnë në lokale dhe hotelet shqiptare.