Published On: Wed, Sep 27th, 2017

Burgjet e diktaturës, ja televizori që përdorej me minutazhin e limituar (foto)

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në Facebook një foto nga një prej dhomave të burgut Kosova në Lushnje, ku dallohet një televizor “Lura”.

Foto është bërë në vitin 1990 pak kohë para rrëzimit të regjimit komunist.

“1990/Dhoma e televizorit në burgun nr.318 Kosovë

Ndoshta është e vetmja foto që tregon dhomën me televizor në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Në një orë të caktuar, lejohej brenda një minutazhi të limituar që të burgosurit të shihnin televizor.

Në burgun nr.318 në Kosovë televizori “Lura” (i porsablerë) ishte vendosur në katin e dytë. Fotoja është e vitit 1990, deri më sot ndër të rrallat e bëra brenda mjediseve ku vuhej dënimi”, shkruan Dervishi.