Published On: Mon, Sep 18th, 2017

Orari i gjatë i punës dëmton shëndetin tuaj

Shkencëtarët amerikanë në Universitetin Shtetëror të Ohajos paralajmërojnë se orari javor i punës më i gjatë se 60 orë, mund të kenë një ndikim negativ në shëndet në plan afatgjatë.

Lidhja e vërejtur midis orarit të punës dhe dëmtimit të shëndetit është veçanërisht e theksuar te gratë, sipas Journal of Occupational and Environmental Medicine.

Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e shtuar nga sëmundjet kronike.

Kështu, orari i gjatë i punës te gratë lidhet me rrezik të trefishuar nga sëmundjet e zemrës, kancerit, diabetit dhe astmës.

Te meshkujt, është vërejtur një rrezik më i rritur për osteoartrit dhe artrit reumatoid.

Në studim janë përdorë të dhëna të grumbulluara gjatë 30 viteve nga rreth 7,500 të anketuar.