Published On: Sat, Sep 16th, 2017

Të moshuarit që mbajnë qen gëzojnë shëndet më të mirë

Miqtë me gëzofë i bëjnë mirë shumë shëndetit, veçanërisht personave të moshuar.

A e dini se të moshuarit mbi 60 vjeç, që mbajnë qen kanë më pak trigliceride në gjak dhe presion të ulët të tij?

Kjo përgjithësisht i kontribuon shëndetit të mirë të zemrës dhe sistemit kardiovaskular, tregon një hulumtim i paradokohshëm amerikan.

Është treguar se si ndër pronarët e qenve kanë më pak sulme të zemrës, se sa njerëzit të cilët jetojnë të vetëm.

Krahas kësaj, pronarët e qenve të cilët pësojnë sulm në zemër shumë më shpejt shërohen dhe jetojnë më gjatë.

Gerontologët kohën e fundit merren posaçërisht me dobitë fizike dhe ato në rend të parë kontribuojnë në shtimin e aktivitetit fizik, i cili në moshën e thyer është themel i vitalitetit dhe i jetës cilësore, shkruan portali amerikan për moshën e tretë Grandparents.com.

Sipas hulumtimeve të tyre, pronarët e qenve kryesisht në moshën shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë vjeç arrijnë aktivitetin e rekomanduar fizik 2,5 orë gjatë javës, duke pasur peshë trupore brenda normës dhe masa e muskujve është më e mirë, janë më pak të kufizuar dhe rrallë shkojnë te mjeku.