Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Betimi në Presidencë, ja ministri që gëzoi më shumë Ilir Metën…

Gjatë ceremonisë së betimit të qeverisë “Rama2” në Presidencë, u vunë re disa detaje, që praktikisht mund të interpretohen edhe si raporte mes kreut të shtetit dhe ministrave.

Kështu, u duk qartazi se Presidenti Ilir Meta u ndjeh shumë komod, madje duke buzëqeshur kur Pandeli majko, ministër Shteti për Diasporën bëri betimin dhe shtrëngoi duart me të. Majko dhe Meta i përkasin të njëjtit brez politikanësh, ish-drejtues të FRESSH-it dhe figura të rëndësishme për vite me rradhë në PS. i vetmi moment kur Meta dhe Majko mund të kenë pasur përplasje ose “thikë pas shpine” ishte në kongresin e 17 viteve më parë në rradhët e socialistëve ku ministri aktual i Diasporës kandidonte përballë Fatos Nanos për postin e kryetarit të PS-së. Nano në atë kohë fitoi garën me një diferencë të vogël votash, ndërsa Meta nisi ngjitjen e karrierës politike.

Një tjetër moment ishte ai kur Ilir Meta u ndal më gjatë në fotografinë e rastit me zv.kryeministren Senida Mesi, e cila nuk arriti të fshehë emocionet gjatë nënshkrimit të dekretit.

Me ministrat Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri, Meta pavarësisht buzëqeshjes që e shoqëroi të gjithë ceremoninë, nuk qëndruan gjatë për t´u fotografuar.

Pak a shumë e njëjta situatë ndodhi edhe me pjesëtarët e tjerë të qeverisë, me një pjesë të të cilëve gjatë fushatës elektorale, Meta si kryetar i LSI ka shkëmbyer jo pak replika.