Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Betimi në Presidencë, Rama harron të vërë dorën mbi Kushtetutë…

Kryeministri Edi Rama ka harruar të vendosë dorën mbi Kushtetutë gjatë betimit të qeverisë në Presidencë.

Sapo është lexuar dekreti që e emëronte si kryeministër, Rama duket se ka anashkaluar betimin mbi dokumentin themeltar të shtetit, ndërsa është ulur dhe ka firmosur.

Një detaj i tillë nuk ka ndodhur me asnjë nga ministrat, të cilët përveç fjalës betohen, kanë vendosur dorën mbi librin e Kushtetutës dhe më pas kanë firmosur dekretin.