Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Pas betimit në Presidencë, Rama mbledh qeverinë: ja vendimet që do të merren

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, pas betimit në Presidencë, ceremoni që do të mbahet në orën 17:00.

Në këtë mbledhje të parë të qeverisë, e cila morri 78 vota mëngjesin e sotëm në Parlament, ashtu siç e ka deklaruar edhe kryeministri Edi Rama  pritet të vendoset: shpallja e 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe ngritja e komisionit shtetëror.

Një tjetër pikë, është ajo e zgjedhjes së kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit, miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik, si dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut.