Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Paloka: qeveria e errësirës u votua në një Parlament të ngrysur si Gramozi…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ironizoi sot miratimin e programit të qeverisë “Rama 2”.

Sipas tij, Rama edhe votëbesimin e qeverisë e kërkoi në errësirën e natës.

“Qeveria e errësirës. Edhe votëbesimin e kërkoi në errësirën e natës në një Parlament të ngrysur si fytyra e Gramoz Ruçit,” shkruan Paloka.

Kuvendi miratoi programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro dhe 51 kundër, ndërkohë që 11 deputetë të opozitës nuk ishin fare në sallën e Kuvendit.

Pro qeverisë “Rama2” veç deputetëve socialist, votuan edhe Tom Doshi dhe 3 ligjvënës të PDIU.