Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Berisha godet ashpër Bashën: këshilltarët i ka katastrofë, atë listë nuk e bëja kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka hequr dorezat dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës. Megjithëse kreu demokrat ka pasur një mbështetje absolute nda lideri histoorik i kësaj partie, duket se Berisha ka humbur durimin dhe nuk ka kursyer kritikat.

Berisha i quan këshilltarët e Bashës katastrofë, ndërsa listën e kandidatëve për deputet të papranueshme.

“Këshilltaret e Lulzim Bashes janë katastrofë. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë Por në ka një njëri, që e di se unë besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë liste, ai është Çim Peka”, mësohet të jetë shprehur Berisha në një emision që pritet të transmetohet mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë në lidhje me raportimet e mediave mbi mbledhjen e grupit parlamentar pas zgjedhjes së Ruçit si kryetar i Kuvendit me votat edhe të dy deputetëve të PD-së, Berisha i quan si korrekte.