Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Përbërja e komisioneve parlamentare, ja si do të ndahen deputetët e LSI

Ditën e sotme në orën 18:00, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pritet të mbledhë drejtuesit e grupeve parlamentare për të vendosur mbi drejtimin e komisioneve.

Lëvizja Socialiste për Integrim caktoi emrat e deputetëve në komisionet respektive.  Kështu kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Nasip Naço te Ligjet, ndërsa te komisioni i Veprimtarisë Prodhuese deputetët Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti.

Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa deputetët Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaçi do jenë anëtarë të këtij komisioni.

Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Saphiu dhe Gledion Rehovica.

Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.