Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Seanca maratonë lodhi deputetët, disa edhe dremisin (foto)

Seanca maratonë lodhi deputetët, disa edhe dremisin (foto)

Kuvendi zhvilloi një seancë maratonë që nisi të martën në orën 09:00 dhe u mbyll sot në orën 07:00 me votimin e programit dhe qeverisë “Rama2”. Përgjatë kësaj séance pati një pushim rreth 90 minuta dhe mbi 100 diskutime të ligjvënësve, pro dhe kundër programit të paraqitur nga kryeministri Edi Rama.

Por orët e natës duket se kanë lodhur deputetët, të rinj dhe të vjetër, disa prej të cilëve edhe kanë marrë një sy gjumë. Fotot e mëposhte tregojnë qartë lodhjen në fytyrat e ligjvënësve, që ndoshta do ta mbajnë mend gjatë këtë seancë.

Gjithsesi më keq e ka pasur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka drejtuar të gjithë punimet vetë.