Published On: Sun, Sep 10th, 2017

“Irma” godet Floridën, shkakton 3 viktimat e para (LIVE)

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit “Irma” i cili mbërriti edhe në Florida, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka humbur  jetën pasi humbi kontrollin e drejtimit të kamionit nga erërat e forta, ndërsa dy viktimat e tjera pësuan aksident.