Published On: Sun, Sep 10th, 2017

Vendi ku lindin uraganët, ja nga erdhi “Irma”, “Harvey” e shumë të tjerë (video)

Shumica e uraganeve që kanë goditur Shtetet e Bashkuara kohët e fundit janë krijuar në të njëjtin vend, afër bregut të Afrikës Perëndimore, pranë Cape Verde.

Pikërisht në atë pjesë, konstatohet një “përplasje” e dy dukurive krejtësisht të ndryshme: erërave të nxehta të thata që vijnë nga Sahara dhe atyre të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga zona të lagështa në jug.

Këto erëra tepër të fuqishme njihen gjithashtu si “African Easterly Jet” dhe janë çelësi i uraganeve shkatërrimtare që vijnë në Amerikë.

Ndryshe nga moti në Amerikë që ndryshon nga perëndimi në lindje, ky afrikan lëviz nga lindja në perëndim.

Këto erëra kalojnë nëpër ujërat e ngrohta ekuatoriale dhe shkaktojnë ngritjen e ajrit të ngrohtë dhe të lagësht mbi Atlantik, i cili krijon stuhi dhe erëra tepër të shpejta që rrallëherë mund të shihen.

Kur era arrin 120 kilometra në orë, ajo bëhet stuhia e kategorisë së parë. Nëse kushtet janë të mira, erërat arrijnë shpejtësi mbi 240 kilometra në orë. Kjo është stuhia e kategorisë së pestë, më e forta në Tokë

Shumica e këtyre uraganeve “përplasen” mbi ishujt e Karaibeve ose ishujt në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Disa prej tyre kalojnë Meksikën dhe përfundojnë në Paqësor, siç ndodhi në vitin 2014, kur uragani “Iselle” goditi Havain.

Sidoqoftë, uraganët që sollën shira të pabesueshme, erdhën nga një pjesë e planetit ku mbizotëron një nga thatësirat më të mëdha.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.