Published On: Sun, Sep 10th, 2017

Zbulohet arsyeja pse Putin nuk lëviz krahun e djathtë (video)

Vladimir Putin është president i Rusisë prej 7 majit 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin ka qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB-së.

Këtë post ai e morri nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e mbajti për një vit. Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tashmë, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin.

Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin është një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asetet e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.