Published On: Tue, Sep 5th, 2017

Financial Times: Magjia e Bjeshkëve të Nemuna… (video)

Financial Times i ka kushtuar një video-reportazh Bjeshkëve të Nemuna, që rrethojnë kufijtë e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

“Falë luftrave dhe diktatorëve këto male kanë qenë të paaksesueshme për botën e jashtme për 7 dekada, por jo më tani. Maja e Ballkanit, një gjurmë rrethore prej 120 miljesh, është hapur së fundmi për të tërhequr ekskurisonistët dhe për të promovuar unitetin midis komuniteteve historikisht të ndara të rajonit, të krishterë, mylimanë dhe ortodoksë”, thuhet ndër të tjera në reportazh.

Ndërsa bën një panoramë të bukurive natyrore, gazetari vë theksin në zhvillimin që po pësojnë fshatrat e zonës përrreth. “Në këto zona të thella malore gjenden ende gjurmë të kanunit, një kod i lashtë sjelljeve, që sanskionon vrasjet e nderit. Kanuni zbatohet ende në Shqipëri, sidomos në traditën e mikpritjes, edhe pse gjakmarrja vazhdontë praktikohet. Pork jo ndodh shumë rrallë dhe është i kufizuar në disa zona në veri të Shqipëri”, vijon reportazhi.