Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

Rrëfehet 35 vjeçarja: Bëra seks 4 herë brenda nate me një mashkull që se njoh, por pastaj…

Një grua 35 vjec, e divorcuar dhe nënë e një djali 8 vjet, ka rrëfyer për The Sun se del për seks me një burrë 38 vjec, me të cilin ka bërë seks 4 herë brenda natës.

Ajo i ka thënë në fillim që do vetëm argëtim, por tani ka filluar të ketë ndjenja për të dhe nuk e di si t’ia bëjë.

Rrëfimi i saj i plotë:

Jam njohur me një djalë vetëm për seks dhe kam filluar të kem ndjenja për të, edhe pse ende nuk di asgjë për të.

Jam 35 vjet dhe e divorcuar. Kam një djalë 8 vjet.

Jam punonjëse në një kazino, derisa djali im shkon në vizitë tek babai i tij.

Nuk kam pasur të dashur prej pesë vitesh. Kam njohur shumë meshkuj në punë por nuk kam dashur ta përziej biznesin me jetë private.

Ndihesha e vetmuar së fundmi dhe vendosa të shikoja në një ëebsite për takime, ku gjeta një djalë që ishte konsumator në kazino ku punoj.

Ai nuk kishte qenë aty prej një vit, por kush mund t’i harronte sytë e tij, të kaltër të shndritshëm dhe dhëmbët tejet të bukur.

Ai është si një model në një nga revistat. Ne filluam të bisedojmë në atë ëebsite.

Ai më tregoi se ishte 38 vjet. I tregova se nuk isha e interesuar për ndonjë lidhje serioze sepse isha lënduar shumë dhe doja vetëm pak argëtim.

Ne u pajtuam të takoheshim për darkë dhe të kalonim natën në hotel.

Ne pimë verë dhe nuk u morëm me darkën. Shkuam drejt e në dhomën e hotelit dhe bëmë seks.

Ishte e pabesueshme. Ne bëmë seks 4 herë në atë natë.

Ai është një dashnor  mrekullueshëm. Unë u largova herët në mëngjes.

I shkrova më vonë duke i thënë se më ka pëlqyer shumë nata e kaluar bashkë.

Ai më ktheu vetëm: “Mrekullueshëm”. Ai nuk më shkruan asnjëherë i pari. Gjithmonë unë i shkruaj atij.

Më thotë se është shumë i zënë me punë.

Ne u takuam sërish javën e kaluar në hotel dhe bëmë seks disa herë.

Ishte shumë mirë por u desh të dilja me nxitim pasi duhej ta merrja djalin nga shkolla.

Ai tha se nuk është problem pasi edhe ai donte të shkonte në punë.

I  shkrova dhe e pyeta se kur do të ndalonim së takuari, ndërsa ai më tha që jo definitivisht.

Por nëse ne nuk e bënim atë, ne do të duhej të fillonim si duhet, të dilnim në darka dhe të njiheshim më mirë.

Nuk më pëlqen që të jem e shfrytëzuar por nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ti i ke treguar atij se nuk do asgjë më shumë se argëtim dhe andaj je këtu, si miq për përfitime.

Por nuk ka asgjë gabim që të ndërrosh mendjen.

Nëse ndihesh se dëshiron më shumë nga kjo marrëdhënie, atëherë thuaje.

Tregoj se do të dish më shumë për të.

A je e sigurt se ai është beqar? A ka ndonjë fëmijë?

A ka në plan që të krijojë familje në të ardhmen?

Të gjitha këto janë themelore për një lidhje. Tregoj për atë që mendon dhe nëse nuk, më mirë largohu.