Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

La Repubblica: ja pse italianët pushuan në Shqipëri (foto)

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë turistëve italianë në Shqipëri. Ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta i kanë tërhequr më së shumti turistët e italianë, kryesisht nga Puglia, ndërkohë që numri më të madh i lëvizjeve bëhët nga porti i Barit. Referuar statistikave në shkrimin e medias italiane, nga janari deri në korrik janë futur në Shqipëri plot 182 mijë vizitor.

“Bari, Napoli: këtë vit, 60 për qind e klientëve janë italianë, ndërsa vjet ishin 40 përqind”.

Apartamenti më i përshtatshëm i hotelit me 4 yje në zemër të Sarandës, është një suite që kushton 70 euro në natë.

Hotel Saranda International ofron gjithashtu plazhet private me çadra dhe shezllongje të përfshira në çmim, parkim dhe pajisje ujore.

“75 për qind e klientëve tanë janë italianë, vijnë me grupe nga Bari, Roma dhe Milano – tregojnë përgjegjësit – dhe gjithashtu ne përpiqemi të mbajmë të çmim prej 60-70 euro për dhomë. Një pjatë me fruta e deti ju mund t´a gjeni 5 euro, duke patur parasysh se jemi në një vend turistik në të gjithë sezonet.

“Nuk ka dyshim që Shqipëria aktualisht ruan raportin më të mirë të cilësisë dhe të çmimeve – sepse kemi ndërtime të reja dhe të rehatshme”, vijon artikulli.