Published On: Tue, Aug 29th, 2017

Rama: Basha nuk tradhëtuar PD, LSI opozitë nga halli. Prokurori i përgjithshëm, konsensual

Për kryeministrin Edi Rama opozita e vërtetë në Shqipëri është Partia Demokratike, ndërsa LSI është në atë pozicion nga halli.

“Opozita reale është PD, me atë kemi dallime pikëpamjesh dhe programesh, ndërsa LSI është në këtë pozicion për shkak të gabimeve të saj”, u shpreh Rama. Në vijim ai shtoi se i qëndron ftesës së bërë në Asamblenë e PS në drejtim të PD për të çuar deri në fund zbatimin e marrëveshjes së 17 majit.

Kryeministri u pyet për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, për të cilën la opsionin e përzgjedhjes së një emri ku palët politike të dakordësohen. “Jam i bindur që në Shqipëri kemi emra të pranueshëm nga të gjitha palët”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se opozita nuk do të rrijë në llogoret ku ka qenë deri më tani. “Ju siguroj se Basha nuk ka bërë asnjë gjë që ka lidhje me tradhëtinë apo dëmtimin e asetit, siç është PD. Marrëveshja nuk ka lidhje aspak me këtë për të cilën sot Basha akuzohet nga një pjesë e partisë së tij. Jam i bindur që Lulzim Basha është djalë i mirë”, tha Rama.