Published On: Mon, Aug 28th, 2017

Vetitë shëruese të aloe vera

Në sajë të sasisë së madhe të ujit që ndodhet në gjethet e saj, aloe paraqet një burim të pasur të hidratimit i cili qetëson dhe përtrinë lëkurën. Mund të thuhet se ajo është produkt i përkryer anti-plakje!

Këtë e kanë vërejtur edhe shumë kompani të njohura kozmetike, të cilat e kanë përfshirë aloe vera si përbërës kryesor në produkte të shumta. Oferta është e pasur – me krema, losione, xhel për dush e deri te grimi që përmban ekstrakt të kësaj bime. Nëse më tepër e mbështetni kozmetikën natyrore, mund të bleni bimën Aloe Vera të cilën mund ta përdorni për rutinën e përditshme të zbukurimit.

Përtrirja

Xheli i Aloe Vera është i njohur për vetitë e tij shëruese. Pra, pse nuk përfitoni? Shtoni xhel Aloe Vera në kremin e diellit që të ushqeni lëkurën me përbërësit e shëndetshëm të cilët do ta bëjnë të shndritshme dhe të lëmuar. Xhelin prej aloe mund ta shtoni në produktin tuaj të preferuar – losion apo krem për fytyrë. Kështu do të pastroni thellësisht poret dhe eliminoni qelizat e vdekura të lëkurës.

Rigjenerimi i dëmtimit të lëkurës

Xheli Aloe Vera rigjeneron zonat e dëmtuara të lëkurës, nga iritimet e buta deri te plagët e mëdha apo kapilarët e zgjëruar. Ndikon shkëlqyeshëm në lëkurën e relaksuar duke i kthyer qelizave efektin vibrues i cili ndikon në përtëritjen e lëkurës. Xhelin mund ta përdorni si serum natyror, të cilin mund ta lyeni gjatë natës, ose disa orë para se të planifikoni për të dalë.

Losioni natyror për rrezitje

Nëse nuk ju pëlqejnë losionet e forta kozmetike për rrezitje dhe më shumë anoni drejtë mbrojtjes natyrore, aloe mund të ju ndihmojë për këtë. Ajo përmban faktorë mbrojtës natyrorë. Nëse vendosni të blini, mund të gjeni produkte të shumta që përmbajnë ekstrakt aloe vera. Principi është i njëjtë: lyeni me xhel Aloe Vera rajonin e fytyrës, supet apo zona të tjera të ndjeshme.

‘Piling’ natyror

Shumë preparate kozmetike përmbajnë ekstrakte të aloe vera, të cilët mund t’i përdorni për bërjen e maskave të veçanta. Mjafton të merrni një lugë çaji aloe të cilën e përzieni me përbërësit tjerë bimorë dhe do të fitoni një maskë të madhe për piling. Nëse keni lëkurë normale, në një lugë çaji aloe shtoni oriz pluhur. Për ata që kanë problem me skuqje të lëkurës apo reaksion alergjik, në preparatin kozmetik të dedikuar për problemin tuaj me lëkurën, shtoni një lugë çaji xhel ose lëng aloe. Kjo maskë do të pastrojë thellësisht poret dhe eliminojë qelizat e vdekura të lëkurës.

Preparati për hidratimin e lëkurës së thatë

Nëse vite më parë keni provuar produkte të ndryshme për hidratimin e lëkurës të cilët nuk kanë dhënë rezultate, me këtë produkt do të jeni të kënaqur! Për lëkurë të dëmtuar dhe të thatë të duarve dhe këmbëve, për të cilën është urgjentisht i nevojshëm hidratimi, përzieni aloe-n me vajrat esenciale dhe masazhoni zonën e dëmtuar. Futeni këtë masazh relaksues në rutinën e përditshme i cili do të ushqejë lëkurën tuaj dhe njëkohësisht të ju kënaqë të gjitha shqisat tuaja.

Trajtimi kundër puçrrave

Nëse keni problem me ekzema, psoriaza dhe puçrra që vazhdimisht manifestohen në fytyrë, ju këshillojmë që të provoni këtë bimë. Në vendin e infektuar, aplikoni aloe në formë xheli, lëngu apo ekstrakti dhe pritni rezultatet. Aloe-n mund ta përzieni me produkte tjera kozmetike, të cilët duhet të jenë në bazë natyrore, dhe shumë shpejt do të vëreni ndryshime. Lëkura juaj do të shërohet gradualisht dhe fytyra do të jetë gjithnjë më e pastër. Mos u shqetësoni për iritimet që mund të paraqiten menjëherë pas aplikimit. Bima Aloe Vera ka veti antibakteriale kështu që nuk do ta thellojë rrjedhën e mëtejshme të infeksionit.

Antioksidant natyror

Falë aloinit dhe emodinit, aloe vera përfaqëson një antioksidant të fuqishëm që lufton radikalet e lira, të cilët shkaktojnë efekte dëmtuese. Me përdorimin e vazhdueshëm, aloe mund të vonojë procesin e plakjes. Është më së miri që aloe në formë xheli ta aplikoni në pjesët e relaksuara dhe të fryra të fytyrës që të riparojë tonin dhe strukturën e lëkurës.

Preparat qetësues kundër djegieve

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, e cila shpesh skuqet dhe ndezet, xheli Aloe Vera është një preparat i shkëlqyer që do ta zbutë dhe freskojë. Sekreti i këtij efekti fshihet në sasi të mëdha të ujit që ndodhet në gjethet e saj. Që të fitohet ky ekstrakt ushqyes, duhet prerë gjethet e aloe vera për së gjati dhe të kullohet xheli natyrorë. Pas kësaj, ruajeni në frigorifer, në mënyrë që të mos thahet. Për djegiet më të rënda të lëkurës, përzieni xhelin me copa akulli dhe pastaj aplikojeni mbi zonën e djegur.

Ilaç për alergji

Siç është përmendur tashmë, aloe vera është e pasur me përbërës antibakterial, vitaminat A, C dhe E dhe shumë minerale të cilët janë të shkëlqyer për rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Përveç kësaj, aloe vera është një ilaç natyral për alergjitë. Falë përbërjes së saj të pasur me materie ushqyese, kjo bimë është shumë efikase në luftën kundër reaksioneve alergjike dhe skuqjeve që ndodhin në lëkurë.