Published On: Sun, Aug 27th, 2017

Berisha jep “pretencën” për qeverinë “Rama2”, ja kush është ministri që shpëton nga akuzat…

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me përbërjen e qeverisë “Rama2”, përmes një komenti në rrjetet sociale.

Me një gjuhë të ashpër, por të njohur për publikun, Berisha e cilëson qeverinë si një lukuni e tepsisë, një bijë të krimit, vjedhjes dhe kleptokracisë.

Ish-kryeministri ka renditur akuzat për secilin ministër, një pjesë të të cilëve Berisha i ka sulmuar ashpër edhe gjatë legjislaturës së kaluar në Kuvend. i vetmi ndër ministrat që i ka shpëtuar akuzave është ish-kryeministri Pandeli Majko, për të cilin duket se Berisha ka ndryshuar mendim.

Reagimi i ish-kryeministrit Berisha

Qeveria e Noriegës, si lukuni e tepsisë, bijë e krimit, vjedhjes dhe kleptokracisë!

Noriega sot njoftoi shqiptarët për emrat e qeveri-tepsisë së tij, në të cilën spikasin bosët kryesorë të korrupsionit dhe vjedhjeve të qeverisë së meparshme si:

Damjan Gjiknuri, mbi të cilin rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe shpërdorimit, së bashku me Ramën në aferën e ÇEZ, e të paktën 630 milionë euro dhe dhjetra afera të tjera.

Mister Zho-Zho shpërblehet për humbjen e Kavajës, sepse ndan me Ramën, Olsin dhe familjarët e tjerë fitime përrallore të lojërave të fatit, në tatime, dogana dhe në sistemin bankar.

Fatmir Xhafa, kryekumbar i klanit më të fuqishëm të trafikut të drogës, me kumbar vllaçko Agron Xhafën, të denuar tani së fundi me 20 vite burg nga gjykata e lartë e Italisë. Kështu Noriega garantoi konsolidimin e narko-shtetit të tij!

Ditezi Bushati, përfaqësuesi më besnik i diplomacisë së bllokmeneve hoxhist, i damkosur nga mediat ndërkombetare si i vetmi ministër i Jashtëm që në viziten e tij zyrtare ka shkuar në shtepi publike djemsh në Brazil. Ai ka ngritur në ministri nepotizmin e shkallës më të lartë! Ditziun, Rama nuk e heq dot.

Niko Peleshin, ministrin e kanabisit dhe plantacioneve të drogës në Shqipërinë juglindore, Pukë dhe gjetkë!

Ndrikull Xhaçka, famoze për lidhjet e saj me botën e krimit dhe shpërdorimet e mëdha me ndihmat me të varfërit dhe vilë nga paratë e piramidave!

Ndrikull Manastirliu, famoze për vjedhjet, konçesionet dhe korrupsionin masiv së bashku me Beqen në sistemin e shendetësisë.

Ndrikull Nikolla, të cilës paratë e vjedhura në tendera dhe ryshfetet e universiteteve private i bëhen vile luksoze në Lunder etj etj.

Ndrikull Kumbaro, që u bë deputete për të çuar në vend amanetin e gjyshit, por që parate e ministrisë i ndanë me vllaçko Kumbaron!

Dëshmitar i tepsi-qeverisë, ish kryeministri Majko!