Published On: Sun, Aug 27th, 2017

Edi Rama shpalli qeverinë, ja si reaguan ministrat e rinj (foto)

Kryeministri Edi Rama, ashtu sikundër pritej, shpalli në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, përbërjen e kabinetit qeveritar.

Pavarësisht surprizave që priteshin, Rama i dha fund pikëpyetjeve, që bashkëpunëtorët e tij më të afërt në qeverinë që është ende në detyrë, nuk do të ishin pjesë edhe e kabinetit të ri.

Surprizë mund të jetë emri i zv.kryeministres, Senida Mesi, një emër i panjohur në ambientin politik, deri në momentin që Rama vendosi ta kandidojë për deputete në Shkodër.

Fotot e mëposhtme tregojnë mimikën sesi reaguan disa nga ministrat në detyrë, por edhe ata që do të vazhdojnë të jenë në postet qeveritare.