Published On: Sun, Aug 27th, 2017

Qeveria “Rama2”, Edi Paloka: kryehajdutët u bashkuan me pinjollë të nomeklaturës komuniste…

Partia Demokratike ka reguar në lidhje me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, të bërë publik nga Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ministrat e zgjedhur nga Rama janë një bashkim kryehajdutësh që do të drejtojnë vendin, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të nomenklaturës komuniste, një akuzë direkte kjo për Gramoz Ruçin, i cili do të jetë kryetari i Kuvendit.

“Ruçi, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, Xhafaj, Bushati, Peleshi, Klosi, Qato…Një bashkim i kryehajdutëve të katër viteve të shkuara (që jo rastësisht ishin dhe në krye të sistemit të blerjes së votave) dhe përfaqësuesve më të denjë të nomeklaturës kriminale komuniste, pinjollë direkt të ish-Byrosë Politike.

Duke ju referuar dhe statusit tim përpara zbulimit të emrave, po edhe në atë aspect, Rama nuk zhgënjeu, ia kaloi Caligulës.

Ka një shprehje që thotë se “çdo popull meriton qeverinë që ka”. Nuk e di a e meritojmë vërtetë të drejtohemi nga këta…?”, shkruan Paloka.