Published On: Sun, Aug 27th, 2017

Këshilltari i PD reagon për kandidaturën e Gramoz Ruçit: të bllokohet me çdo mjet zgjedhja në krye të Kuvendit

Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama propozoi kandidaturën e Gramoz Ruçit për postin e kryetarit të Kuvendit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe këshilltar në Bashkinë e Tiranës, shkruan në rrjetet sociale se deputetët e opozitës dhe qytetarët shqiptarë duhet të bllokojnë me çdo mjet zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e kreut të kuvendit.
“Deputetët e PD dhe populli duhet të bllokojnë me çdo mjet zyrtarizimin e ministrit të brendshëm të diktaturës në postin e kryetarit të Kuvendit. Kjo kërkon vetëm vullnet opozitar dhe dashuri për demokracinë”, shkruan Topollaj.
Nuk dihet nëse ky është thjesht një mendim personal i Topollaj, apo do të jetë edhe qëndrimi zyrtar i kësaj partie.