Published On: Sun, Aug 27th, 2017

Asamblea e PS paraqitet raporti mbi shqetësimet e qytetarëve: ja kërkesat kryesore (foto)

Milva Ikonomi, ministre e Ekonomisë, prezantoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së raportin mbi dëgjesat publike, ku evidentohen problemet e ngritura nga qytetarët.

Ikonomi u shpreh se janë përpiluar 4 shtylla kryesore ku janë grumbulluar të gjitha shqetësimet e evidentuara nga dëgjesat.

“Në total janë zhvilluar 615 dëgjesa, ndërsa pjesëmarrësit përbënin 4.9% të votuesve.

Shqetësimet janë të ndara në katër shtylla:

Infrasktrukture- mungesa e rrugëve ndërqytetasae, mbulimi i territorit me ujësjellës kanalizime

Sociale- punësimi, nevoja për shërbime më efikase, rritjen e masës së subvencioneve

Ekonomike- nevoja për tregje, impute në buqësi për çmime më të ulëta, shtimi i produkteve në rang qarku

Institucionale – shërbim më i mirë nga zyrat, mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe një administratë më e përghjegjshme

Të tjera- kërkesa për statusin e minatorit, nevoja për një administratë më pak të politizuar”, thuhet ndër të tjera të raportin e paraqitur.