Published On: Sat, Aug 26th, 2017

Rama poston pamje nga Manastiri i Ardenicës, por ja çfarë i kërkojnë qytetarët…(foto)

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin sociale pamje nga Manastiri i Ardenicës, duke i uruar mirmëngjes ndjekësve të tij. Por duket se foto nuk është mirëpritur nga disa prej komentuesve që vënë në pikëpyetje madje nëse pamja tregon lindjen apo perëndimin e diellit.

Një prej komentuesve i kërkon kryeministrit të bëjë drejtësi për 21 janarin, ku gjatë protestës së opozitës së atëhershme, u vranë 4 qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Por disa komentues të tjerë e cilësojnë Ramën si “piktori dixhital”, duke bërë një krahasim me “qytetarin dixhital” që përdor ish-kryeministri Sali Berisha për të denoncuar fenomene të ndryshme.