Published On: Thu, Aug 24th, 2017

Akuzat e Ramës ndaj ambasadorëve, reagon Tritan Shehu: arroganca e pushtetit nuk kurseu diplomacinë

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, aktualisht deputet i PD-së, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi me diplomatët shqiptarë nuk kurseu akuzat dhe kritikat e ashpra. Por, Shehu e cilëson gjuhën dhe fjalorin e përdorur si aspak diplomatik dhe për më tepër e quan arrogancë të pushtetit. Për deputetin demokrat, kur ndaj diplomatëve përdoret një fjalor i tillë, nuk është e vështirë të imagjinohet se çfarë sjellje aplikohet ndaj administratës apo punonjësve të tjerë.

Reagimi i Tritan Shehut

Arroganca e pushtetit sot si rrugë mbi ambasadorët

Kryeministri sulmon me një fjalor e gjuhë shumë larg asaj diplomatike ambasadorët tanë.

Kur përdoret ai fjalor ndaj diplomatëve më të mirë të një vendi, që supozohet se janë në elitat intelektuale, imagjinoni se çfarë sjellje aplikohet ndaj administratës apo punonjësve të tjerë.

Kjo nuk ndodh as në rregjimet diktatoriale, ku edhe mund të të vrasin, por jo të poshtërohen kështu ambasadorët.

Më tej flitet për rritje rrogash, tipike kjo për Sulltanatët, që mbasi të denigrojne të hedhin një qese me flori!

Dhe të gjithë qëndrojnë të “gjunjëzuar”!!

U fol për rolin e diplomacisë në bashkëpunimin ekonomik me jashtë si një “novitet”

E drejtë si ide e praktikë, por kjo nuk është risi.

Që më 1996-të, kur unë isha ministër i Jashtëm, u krijua Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, brenda Ministrisë së Jashtme, i drejtuar atëhere nga Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

Diplomacia jonë nuk mund të kuptohet pa dy funksionet thelbësore të saj: integrimin e vendit dhe bashkëpunimin ekonomik