Published On: Thu, Aug 24th, 2017

Italia dëbon tre shqiptarë, kishin urdhër ndalimi hyrje në territorin Shengen deri më vitin 2020

Italia ka dëbuar tre shtetas shqiptarë përkatësisht të moshës 27, 28 e 31 vjeç sepse pa një kontrolli të ushtruar kanë rezultuar pa leje të rregullt qëndrimi.

E ndërsa gjatë hetimit për identitetin e tyre autoritetet italiane kanë vërtetuar se 3 shtetasit shqiptarë ishin dëbuar dhe më parë nga shtete të tjera evropiane si Suedia e Danimarka e ndaj tyre ekzistonte një urdhër ndalimi hyrje në territorin Shengen deri më vitin 2020.

3 shtetasit shqiptarë jetonin ilegalisht në komunën Vittoria të ishullit të Siçilisë e identifikimi i tyre qe rezutat i shtimit të masave të sigurisë e të kontrollit në të gjithë territorin italian.