Published On: Thu, Aug 24th, 2017

Dekreti i 1995: ja si ia hoqi Berisha dekoratat dajës së Edi Ramës dhe ish-nomenklaturës komuniste (foto)

Në vitin 1995, Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha firmosi dekretin për heqjen e medaljeve dhe dekoratave për ish-nomeklaturën komuniste.

Në dekret thuhet se ky vendim merret për shkak të krimeve dhe genocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar.
Mes emrave të përfshirë në listë është edhe Spiro Koleka, daja i kryeministrit aktual Edi Rama.

Dokumenti mban datën 13 shkurt 1995 dhe në listë përfshihen 8 prej ish-anëtarëve të lartë të Byrosë Politike: Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Gogo Nushi, Haki Toska dhe Spiro Koleka.