Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

Përplasja, kryebashkiaku i Durrësit i përgjigjet Berishës: mua s´ma ha qeni shkopin

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i bashkisë së Durrësit, vangjush Dako, kanë shkëmbyer akuza në distancë në lidhje me akuzat e një dite më parë për ndërtimin e pallateve në zonën e Qerretit.

Berisha përmes rrjeteve sociale akuzoi Dakon se po lejon ndërtimin pa leje të pallateve të qeveritarëve.

Por në një reagim, kryebashkiaku i Durrësit duke iu përgjigjur ish-kryeministrit shprehet se Qerreti, ku ka shtëpinë verore edhe Lulzim Basha, është pjesë e bashkisë së Kavajës.

“Me mua e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin. Pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrës”, shprehet kryebashkiaku.