Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

Në Antarktik zbulohet një UFO e rrëzuar para qindra vjetësh

Në kontinentin e Antarktikut është vërejtur një objekt misterioz, ndërkohë që janë dhënë edhe koordinatat e vendit në të cilin ndodhet ai.

Shkencëtari i njohur Valentin Degterjov, në bazë të xhirimeve satelitore, pohon se UFO është parë në një mal të kontinentit të akullt. Në bazë të këtyre xhirimeve, ai thotë se bëhet fjalë për një objekt jashtëtokësor në formë romboidi, i cili është rrëzuar para qindra ose mijëra vjetësh.

“Objekti është krijuar nga një metal i trashë me ngjyrë të bardhë dhe është shumë i madh: gjatësia është 30 metra dhe gjerësia 15-20 metra. Këto dimensione i përgjigjen një ndërtese prej disa katesh”, ka thënë shkencëtari Degterjov.

“Në Tokë ende nuk ka pajisje të tilla dhe është ruajtur për shkak të temperaturave të ulëta, pasi që ka qëndruar pranë shtresës së trashë të akullit dhe borës”, ka shtuar ai.

Shpatin e këtij mali e ka xhiruar kamera e NASA në vitin 2012.

Si konfirmim për konkludimet, janë bërë të ditura edhe koordinatat e vendit, në të cilin gjendet objekti misterioz — 72 ° 32’41.03 “S, 68 ° 20’1.84” E.