Published On: Mon, Aug 21st, 2017

Eklipsi i plote i diellit, ja si duket (FOTO)

Amerika e Veriut përjetoi eklipsin e plotë të diellit që nuk e kishte parë që nga viti 1979.

Eklipsi i plotë i diellit ndodh kur Hëna vendoset në vijë të drejtë mes tij dhe Tokës duke e mbuluar diellin. Këtë dukuri të rrallë do ta shohin të gjithë ata që ndodhen në fashën nga Plazhi Lincoln në Oregon deri në Charleston të Karolinës së Jugut.

Pjesa tjetër e Amerikës, Kanadasë, gjithë Amerikës së Veriut në të vërtetë, bashkë me një pjesë të Amerikës Jugore, Afrikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore do të shohin vetëm eklipsin e pjesshëm, ku Hëna mbulon vetëm një pjesë të Diellit.

Në Shqipëri ky eklips nuk do të duket, megjithatë NASA do u sigurojë vëzhguesëve nga e gjithë bota imazhe të kapura para, gjatë dhe pas eklipsit, ndërsa kush dëshiron, mund të ndjekë atë live në faqen zyrtare të NASA-s, apo llogaritë e saj në Facebook, Twitter dhe YouTube.

Programi live i NASA-s nis në orën 18.00 me një shfaqje paraprake nga Charleston-i i Karolinës së Veriut, ndërsa në orën 19.00 do të mund të nisni të shihni eklipsin në këto faqe, ku programi i NASA-s do të sigurojë pamjen e eklipsit të plotë që do të përshkojë Amerikën.

Gjatë këtij eklipsi, hëna kalon mes diellit dhe Tokës dhe bllokon të gjithë ose një pjesë të diellit për afërsisht tri orë, nga fillimi i eklipsit deri në përfundim të tij, siç mund të shihet nga një vend i caktuar.

Për këtë eklips, koha më e gjatë që hëna do bllokojë plotësisht diellin nga çdo pikë vrojtimi në fashën e eklipsit të plotë, do të jetë afërsisht dy minuta dhe 40 sekonda.

Live Stream-e të NASA-s, veç faqes së saj zyrtare

Facebook Live — https://www.facebook.com/NASA/videos/10155497958441772/

Twitter/Periscope — https://www.pscp.tv/nasa

Twitch TV — https://twitch.tv/nasa

Ustream — http://www.ustream.tv/nasahdtv

YouTube — https://www.youtube.com/watch?v=wwMDvPCGeE0