Published On: Mon, Aug 21st, 2017

Rrezikun per kthimin e vizave, Arben Malaj: Qeveria shqiptare te bashkepunoje me ate te Holandes

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagon në lidhje me lajmin e kërkesës së qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarët. Malaj shkruan se nëse lajmi është i vërtetë, atëherë duhet të konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe duhet nisur një bashkëpunim mes dy qeverive.

Reagimi:

Lajmi se qeveria holandeze ka kerkuar rikthimin pjesore te kushtezimeve per levizjen e lire te shqiptareve po sundon debatet publike dhe politike.

Nqs lajmi eshte i vertete cdo shqetesim eshte i përligjur dhe nje bashkepunim sa me efektiv me qeverine hollandeze eshte imediat

Nqs lajmi nuk eshte i vertete, cdo angazhim publik alarmues eshte jo i drejte dhe jo produktiv.

Se pari – duhet qe ky lajm te konfirmohet nga nga Ministria e Jashteme;

Se dyti – procesi i integrimit europian eshte i gjate dhe gjate kesaj periudhe te gjate here pas here vende te ndryshme mund te paraqesin shqetesime te ndryshme.

Shpesh here ne vendet e BE gjate periudhave te tyre elektorale, tensionet kunder hapjes se kufijve dhe tregut te punes dhe sidomos agresiviteti kunder emigranteve eshte pjese e platformave elektorale sidomos ne vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament.

Se treti – analiza serioze e ketyre kerkesave dhe bashkepunimi me keto vende dhe institucionet e BE-se per ti sqaruar, zbutur apo reduktuar keto shqetesime mbetet prioritet i perhershem i qeverise dhe parlamentit.

Se katerti – .kerkesat e here pashershme qe BE kushtezon vendet kandidate apo aspirante nuk behen per te ushqyer agresivitetin partiak por per te perafruar qendrimet dhe angazhimet e perbashketa te te gjithe faktoreve politik dhe shoqerore.

Se pesti – koha e paqartesive, periudhat e keqperdormit te lajme jo te verteta duhet te jete sa me e shkurter, per kete kerkohet transparence per cdo kerkese, per cdo kushtezim dhe sidomos angazhim konkrete per plotesimin e kerkesave si edhe per reduktimin dhe eleminimin e pengesave ne procesin e ndertimit te shtetit ligjore dhe anetaresimit ne BE. Arbeni