Published On: Thu, Aug 17th, 2017

Gjykata e Dubrovnikut vendos për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Gykata e Dubrovnikut ka vendosur për herë të dytë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Gjykata e Lartë në Kroaci vendosi para disa ditësh rishqyrtimin e çështjes në shkallën e parë, e cila duket se la në fuqi sërisht atë vendim që kishte marrë që në krye të herës.

Hapi i radhës nga pala mbrojtëse, pritet të jetë aplimi i çështjes me qëllim rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar për ekstradimin ose jo të Ballistit do të jepet nga ministry i drejtësisë së Kroacisë.