Published On: Mon, Aug 14th, 2017

Këshilltari i Bashës ironizoi aleatët e PD me zonjën Tefta, por ja përgjigjia dhe këshilla që merr…

Këshilltari i kreut demokrat Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ironizoi aleatët e PD-së me zonjën Tefta, e cila njihet për sugjerimet që jep në fushën e kulinarisë. Reagimi i tij erdhi pasi Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi kritikuan mënyrën e drejtimit dhe funksionimit të opozitës, ndërsa i kërkuan Bashës që të ndryshojë strategji.
Por përkundër ironisë së këëshilltarit të kreut të PD-së, ka reaguar po përmes rrjeteve sociale, zonja Tefta.
“Nuk e njoh fare këtë këshilltar, por ai bën mirë që argumentet e tij të mos i gjej te byrekët, biftekët mishi e specat, aq më pak tek emri im. Për këtë varfëri mendimi, e këshilloj të lexojë pak më shumë politikë se ka plot shembuj që mund ta ndihmojnë. Por nga një anë më bëhet qejfi që e ndiqka emisionin tim!!!!,”shkruan zonja Tefta në reagimin e saj.