Published On: Sun, Aug 13th, 2017

LSI në ekzekutiv, por Vasili thumbon Ramën: “dëshpërim agollian”, qeverisje e shurdhër

LSI vijon të jetë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, pork jo duket se nuk e ka penguar kreun e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, të ironizojë qeverisjen përmes vargjeve të shkrimtarit të madh, të ndarë nga jeta, Dritëro Agolli
Përmes një komenti në rrjetet sociale, Vasili e konsideron situatën ‘një dëshpërim agollian’.
“Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike. Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.”, shkruan ai.