Published On: Sun, Aug 13th, 2017

“Çfarë po fsheh deputeti, miku i Ramës që shtypi qytetarin?” PD ngre dyshime sërish për aksidentin e tmerrshëm

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të dëshmive të dy kushërinjve të Sait Sorrës, i cili u përplas për vdekje nga deputeti Aqif Rakipi, mëngjesin e së shtunës në aksin Vorë-Tiranë.
PD thotë se veprimi i Rakipit për të mos ndaluar pas aksidentit e bën ngjarjen edhe më kriminale. Sipas PD-së, Rakipi diçka fshihte në automjet, ndërsa akuzon policinë se ka shpallur fajtor viktimën, vetëm pse deputeti është mik i Edi Ramës.
REAGIMI
Dëshmia e kushërinjve të Sait Sorrës, viktimës së aksidentit, është tronditëse dhe tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okulare, rrëfejnë se deputeti, mik i Ramës, Aqif Rakipi, sapo ka përplasur për vdekje Saitin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ata thonë se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte dicka. Largimi i tillë nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat kriminale të ngjarjes.
Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës? A ishte ai në gjendje të intoksikuar nga alkoli apo substanca të tjera? Cfare kishte në makinë miku i Rames, i cili nuk donte që policia t´a gjente në vendngjarje e ta kontrollonte. Dhe më e pakta, pse një i zgjedhur, një deputet, nuk kujdeset për viktimen nuk i ofron ndihmën e pare por ikën me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka përplasur për vdekje një njeri?
Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues.
Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin. Partia Demokratike paralajmëron këdo person që po favorizon mikun e Rames në kurriz të viktimës, çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi.