Published On: Sun, Aug 13th, 2017

Maqedonia në flak, fshatrat shqiptare po digjen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e vona malin mbi Kondovë të Komunës së Sarajit, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesat e banorëve të zonës.

Ekipet zjarrëfikëse janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Banorët i janë përgjigjur thirrjeve për të ndihmuar zjarrfikësit, ndërsa autoriteteve në Komunën e Srajit i kërkohet të formojë shtabe emergjente me qëllim që të menaxhohet kjo situatë dhe mos dalë jashtë kontrollit.