Published On: Sat, Aug 12th, 2017

Kupa e Gjermanisë/Ja çfarë bën Ribery para shënimit të golit të 4-të (video)

Bajerni i Mynihut kishte një punë të lehtë kundër Chemnitzer në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, duke fituar 5-0.

Gjatë ndeshjes u zhvillua një situatë interesante para shënimit të golit të katërt nga francezi Ribery, i cili para gjuajtes së lirë i zgjidhi gjyqtares Bibi Steinhaus lidhësen e atletes, e më pas bëri golin fantastik.
Vëmendja e bavarezëve do të jetë përballja e tyre në Bundesligë, ku të premten do të luajnë me Bajern Leverkusen.