Published On: Sat, Aug 12th, 2017

Dy ankesat kryesore ndaj Ramës, ja çfarë kërkojnë qytetarët e Beratit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e dëgjesave dhe ankesave të qytetarëve të qarkut të Beratit, ku spikasin dy kërkesa.
Beratasit kërkojnë nga qeveria rrugë dhe ujë të pijshëm. Këto janë dy problematikat kryesore që vënë në dukje qytetarët e këtij qarku. Në lidhje me rrugët, beratasit kërkojnë investime në ndërtimin e segmenteve rrugore të prodhimit (rruga Poshnje-Rroskovec) si dhe më shumë investime në infrastrukturën e segmenteve dytësore.

Uji i pijshëm mbetet gjithashtu një ankesë e cila ka dalë kudo në raportet dhe dëgjesat me qytetarët si njëra ndër kërkesat kryesore.

Më poshtë raporti i plotë i publikuar nga Rama